Jon Shalani, futbollisti kosovar ka shënuar gol në derbin kroat, Hajduk Split – Lokomotiva, në grupmoshat U18.
Shalani i cili është në prova tek Hajduk Split, ka shënuar golin e dytë të ekipit të tij në këtë sfidë, për të thelluar avantazhin në derbi, shkruan GazetaBlic Sport.
Shalani realizoi gol të bukur me kokë, në minutën e 51’të të derbit.
Natyrisht, ky gol vlen shumë si për 16 vjeçarin, ashtu edhe për ekipin e Hajduk Split, që po garon në turneun, “Hervoje Custic”, ku marrin pjesë skuadrat nga Kroacia.
Ja goli i tij:


