Boris Johnson i është drejtuar drejtpërdrejt popullit të Rusisë, duke i thënë në gjuhën e tyre: “Nuk besoj se kjo luftë është në emrin tuaj”.
Në një video-mesazh, të lëshuar të premten mbrëma, kryeministri foli gjithashtu në gjuhën ukrainase, duke kërkuar t’i jepet fund konfliktit.
“Skenat që shpalosen në rrugët dhe fushat e Ukrainës nuk janë asgjë më pak se një tragjedi”, tha Johnson në videon dyminutëshe të postuar në Twitter.
“Ushtarë të rinj të guximshëm dhe civilë të pafajshëm po shkatërrohen, tanket po gjëmojnë nëpër qytete, raketa që bien pa dallim nga qielli”, shtoi ai.
“Ka një brez ose më shumë qëkur kemi qenë dëshmitarë të një gjakderdhjeje të tillë në Evropë. Shpresuam se nuk do të duhej të shihnim më kurrë pamje të tilla”.
“Populli i Mbretërisë së Bashkuar qëndron me vëllezërit dhe motrat tona ukrainase përballë këtij sulmi të pajustifikueshëm ndaj atdheut tuaj.”
“Ne përshëndesim trimërinë dhe patriotizmin e ashpër të qeverisë suaj, ushtrisë dhe popullit tuaj.”
Johnson shtoi se veprimet e Putinit po çojnë në izolim të plotë për Rusinë.
Komentet e fundit të Johnsonit, pasi Kievi u godit nga sulmet ajrore dhe luftimet iu afruan kryeqytetit.


