Lajme

Johnson sot i drejtohet parlamentit të Ukrainës

05/03/2022 08:25
nga:G B

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson sot do t’i drejtohet parlamentit të Ukrainës.

Ai pritet që të përshkruajë rezistencën e Ukrainës ndaj pushtimit rus si “ora më e mirë” e vendi.

“Kjo është ora më e bukur e Ukrainës, një kapitull epik në historinë tuaj kombëtare që do të mbahet mend dhe rrëfehet për brezat që do të vijnë”, raporton BBC.

Johnson do të prezantojë gjithashtu një paketë në mbështetje shtesë ushtarake, e cila do të përfshijë pajisje të luftës elektronike, një sistem radar kundër baterive, bllokues GPS dhe pajisje për shikim natën.