Lajme

Johnson regjistron një video ku synon të flasë me ukrainasit dhe rusët

02/25/2022 21:27
nga:Genita C

Boris Johnson ka regjistruar një video në të cilën ai synon të flasë me ukrainasit dhe rusët pas një telefonate me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskiy këtë mëngjes, raporton ITV News.

Videoja – në të cilën ai e përshkruan pushtimin si një tragjedi për Ukrainën dhe Rusinë – u regjistrua pasi kryeministri mbajti një telefonatë këtë mëngjes me liderin ukrainas.

Duke folur në rusisht, ai thotë: “Për miqtë e mi rusë nuk besoj se kjo luftë është në emrin tuaj. Nuk duhet të jetë kështu”.

Në një regjistrim që do të publikohet këtë mbrëmje sipas The Guardian, Johnson thotë gjithashtu në gjuhën ukrainase:

Kjo krizë, kjo tragjedi, mund dhe duhet të marrë fund, sepse bota ka nevojë për një Ukrainë të lirë dhe sovrane.