Kryeministri britanik Boris Johnson ka thënë se Perëndimi nuk mund të shikojë në mënyrë pasive se si presidenti rus Vladimir Putin vazhdon “sulmin e furishëm” në Ukrainë.
Këtë deklaratë e bëri derisa njoftoi se ambasada britanike do të hapet javën e ardhshme në Kiev.
Ai tha se qëndrueshmëria dhe suksesi i jashtëzakonshëm i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe popullit të tij në rezistencën ndaj forcave ruse e ka shtyrë Mbretërinë e Bashkuar ta ndërmarrë këtë veprim, shkruan CNN.
Ai shprehu mirënjohje për të gjithë diplomatëve britanikë, që ishin me mision në Ukrainë, që qëndruan në vende të ndryshme të rajonit.
“Mbretëria e Bashkuar dhe aleatët aleatet tanë nuk do të shikojnë pasivisht ndërsa Vladimir Putin vazhdon këtë sulm”, tha ai.


