Lajme

Johnson për varrezat masive në Ukrainë: S’do të pushojmë derisa të vendoset drejtësia

04/04/2022 14:46
nga:Donika Fetahu

Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson së madhe ka premtuar se do të ndërmarrë veprime pas zbulimit të varrezave massive në Ukrainë.

Ai ka thënë se nuk do të jenë të qetë derisa ata që e kanë kryer krimin, të mbajnë përgjegjësi.

“Zbulimi i më shumë varreve masive jashtë Kievit ishte i neverishëm. Mbretëria e Bashkuar nuk do të jetë e qëtë derisa ndodhin masakra të tilla. Ne po punojmë për të siguruar që ata që janë përgjegjës të mbajnë përgjegjësi. Nuk do të pushojmë derisa drejtësia të vendoset”, u shpreh ai.