Sporti

John Stones: Penalltia ndaj Danimarkës është e padiskutueshme

07/09/2021 18:01
nga:Mergim Rreci

Mbrojtësi i Anglisë, John Stones këmbëngul se penalltia që i lejoi ata të mposhtnin Danimarkën ishte e pa diskutueshme.

Finalja është në “Wembley” të dielën dhe para saj ka pasur shumë diskutime të mëdha, përcjell GazetaBlic Sport.

Sidoqoftë, kur u pyet në një konferencë shtypi nëse Stones mendonte se vendimi ishte i diskutueshëm, Stones qëndroi i palëkundur.

“Padyshim që jo. Mendoj se ishte një penallti. Unë jam i njëanshëm por e pashë atë dhe mendoj se gjyqtari mori vendimin e duhur ose VAR mori vendimin e duhur”, tha Stones.