Sporti

Joel Matip shpallet lojtari i muajit shkurt në Premierligë

03/11/2022 16:51
nga:E K

Qendërmbrojtësi i Liverpoolit, Joel Matip ka fituar çmimin e lojtarit më të mirë të muajit në Premierligë.

Matip kishte performancë të mirë në muajin shkurt duke u paraqitur në katër fitoret e Liverpoolit gjatë këtij muaji, shkruan GazetaBlic Sport.

Në tri nga katër ndeshjet e zhvilluara “The Reds” mbajtën portën e paprekur.

Matip ishte efikas edhe në sulm pasi realizoi një gol në fitoren (6-0) të Liverpoolit ndaj Leeds United.

/GazetaBlic Sport/