Sporti

Joe Hart krahason Rayan Cherkin me legjendën e Man Cityt, David Silvan

09/22/2026 10:15
nga:L J

Joe Hart e ka krahasuar Rayan Cherkin me legjendën e Manchester Cityt, David Silvan, pasi vlerësoi paraqitjen e francezit në fitoren 5-3 në Premier League ndaj Sunderlandit.

Cherki shënoi golin e dytë të Cityt në stadiumin Etihad, duke kontrolluar topin me qetësi përpara se të gjente rrjetën gjatë një veprimi që Hart e përshkroi si “gjeni absolute”.

Ish-portieri i City-t e etiketoi gjithashtu 23-vjeçarin si një “artist absolut” gjatë analizës së tij në emisionin “Match of the Day” të BBC-së.

Hart tha se Cherki i kujtoi Silvën për shkak të aftësisë së tij për të ngadalësuar lojën dhe për të manipuluar kundërshtarët përreth tij.

Cherki ka shënuar katër gola dhe ka dhënë dy asiste në tetë paraqitje këtë sezon.

/GazetaBlic Sport