Lajme

Joe Biden në adresim “live”, zbulon sanksionet shtesë për Putinin dhe Rusinë

02/22/2022 22:39
nga:Q R

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka mbajtur një konferencë për media pas agresionit të fundit rus ndaj Ukrainës.

Biden ka thënë se do të përgatiten sanksione të reja ndaj të gjithë politikanëve të lartë rusë dhe familjarëve të tyre duke pyetur se “Kush në emër të Zotit mendon Putini se i jep të drejtë të shpallë shtete të reja në territore të shteteve të huaja”.

“Kush në emër të Zotit mendon Putini se i jep të drejtën për të shpallur të ashtuquajtura shtete të reja në territorin që u përket fqinjëve të tij?, tha ai në konferencë të drejtpërdrejt.

Presidenti amerikan Biden foli për krizën në Ukrainë dhe paralajmëroi sanksione shtesë kundër Rusisë.

Presidenti Biden akuzoi Vladimir Putinin se sulmoi “të drejtën për ekzistencë” të Ukrainës në fjalimin e tij.

Në fjalën e tij në Shtëpinë e Bardhë, ai tha se ai besonte se fjalimi i Putinit tregoi se ai nuk ka interes në “ndjekjen e dialogut të vërtetë” për sigurinë evropiane.

“Ai kërcënoi në mënyrë indirekte territore të mbajtura më parë nga Rusia, duke përfshirë kombet që sot janë demokraci të lulëzuara dhe anëtarë të NATO-s”, tha Biden. “Ai në mënyrë eksplicite kërcënoi më shumë nëse nuk plotësoheshin kërkesat e tij ekstreme”.

Biden thotë se ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me liderët evropianë, përfshirë presidentin e Ukrainës Zelensky.

SHBA, aleatët dhe partnerët e saj kanë punuar së bashku, thotë ai.

“Ne jemi të bashkuar në mbështetjen tonë për Ukrainën. Ne jemi të bashkuar në kundërshtimin tonë ndaj agresionit rus. Ne jemi të bashkuar në vendosmërinë tonë për të mbrojtur aleancën tonë të NATO-s”, tha presidenti.

Biden tha se nuk e ka ndërmend të sulmojë Rusinë, por që do të forcojë të gjitha shtetet anëtare të NATO-s që ndodhen në Europën Lindore.

Presidenti amerikan Joe Biden i përshkroi ngjarjet që po ndodhin tani në Ukrainë si fillimi i një pushtimi rus të Ukrainës, ndërsa njoftoi sanksione të reja dhe të ashpra për të ndëshkuar Moskën.

Këto deklarata presidenti Biden po i bën në paraqitjen e parë publike nga Shtëpia e Bardhë, që kur presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi të hënën trupat të vendoseshin në rajonet separatiste të Ukrainës Lindore.

“Unë po shpall masat e para të sanksioneve ndaj Rusisë në përgjigje të veprimeve të saj dje”, tha Biden në komentet nga Shtëpia e Bardhë.

“Këto sanksione janë koordinuar ngushtë me aleatët dhe partnerët tanë dhe do të vazhdojnë të përshkallëzohen nëse Rusia përshkallëzon”.

Sanksionet e detajuara nga Biden:

“Ne po zbatojmë sanksione të plota bllokuese ndaj dy institucioneve të mëdha financiare ruse: VEB dhe bankës së tyre ushtarake.”

“Ne jemi duke zbatuar sanksione gjithëpërfshirëse mbi borxhin sovran të Rusisë. Kjo do të thotë se ne e kemi ndërprerë qeverinë e Rusisë nga financimi perëndimor. Ajo nuk mund të mbledhë më para nga Perëndimi dhe nuk mund të tregtojë borxhin e saj të ri as në tregjet tona, apo në tregjet evropiane“.

“Ne gjithashtu do të vendosim sanksione ndaj elitave ruse dhe anëtarëve të familjeve të tyre. Ata marrin pjesë në përfitimet korruptive të politikave të Kremlinit dhe duhet të ndajnë gjithashtu dhimbjen.”

“Ne kemi punuar me Gjermaninë për të siguruar që Nord Stream 2 të mos ecë përpara.”

Biden gjithashtu vuri në dukje se nëse Rusia “vazhdon agresionin e saj”, mund të pasojnë sanksione shtesë.