Sipas ESPN Brasil, Joao Pedro pritet të mungojë në fushë për tre javë e gjysmë për shkak të një problemi në gju.
Sulmuesi i Chelseat iu nënshtrua ekzaminimeve të martën dhe analizat zbuluan ënjtje në gju, të shkaktuar nga një dëmtim (tërheqje) i ligamenteve të kryqëzuara.
Klubi mori një rekomandim të qartë që sulmuesi të qëndrojë pushim për tre javë e gjysmë, gjë që do ta përjashtojë atë nga ndeshja kundër Brentfordit të premten.
Joao Pedro tashmë është tërhequr nga angazhimet me kombëtaren dhe do ta shfrytëzojë këtë periudhë pushimi për t’u rikuperuar.
/GazetaBlic Sport


