Sulmuesi i Barcelonës, Joao Felix shënoi një gol për katalanasit në barazimin 1-1 kundër Valencias në Mestalla në një ndeshje të xhiros së 17-të të La Liga-s, por nuk festoi.
Portugezi tregoi pse nuk ishte i lumtur pas golit, përcjell GazetaBlic Sport.
“Kjo ndodhi, sepse tani mund të festosh një gol dhe të kesh një ndjenjë të hidhur nëse anulohet për shkak të një offside apo ndonjë faulli që ndodhi pesë minuta më parë. Nuk e dija nëse Raphinha ishte në ofsajd apo jo,” zbuloi Felix.
Ishte Raphinha ai që siguroi pasimin e fundit për Joao Felix, pasi kishte marrë më parë një pasim të shkëlqyer nga Frenkie de Jong. Në fund, Barça nuk e mbajti avancimin dhe me barazimin grumbulloi 35 pikë në vendin e tretë.
/GazetaBlic Sport


