Sporti

Joao Felix vendos për numrin e fanellës tek Chelsea

08/21/2024 18:14
nga:Mergim Rreci

Joao Felix dhe Pedro Neto tashmë kanë caktuar numra për sezonin e ardhshëm.

Në një deklaratë zyrtare, Chelsea njoftoi se ish- lojtari i Atlético Madrid do të mbajë numrin 14, transmeton GazetaBlic Sport.

14 është gjithçka tjetër veçse e re për Felix-in . Numri, i cili i përkiste Trevoh Chalobah, është i njëjti që portugezi e  përdori sezonin e kaluar, duke luajtur për Barcelonën .

Po ashtu këtë të mërkurë u bë e ditur se Pedro Neto do t’i ‘vjedhë’ 7-shin Sterlingut, i cili po largohet nga klubi.

/GazetaBlic Sport/