Sporti

Joao Felix afër transferimit tek Al Nassr

07/27/2025 12:29
nga:Lorik J

Sulmuesi portugez, Joao Felix do të luajë me Cristiano Ronaldo në nivel klubesh te Al Nassr.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, raportoi se Felix është në negociata të avancuara me klubin saudit dhe tashmë i ka thënë “po” Al Nassr.

Felix është aktualisht në pronësi të Chelseat pasi huazimi i tij te Milani skadoi dhe ai nuk u ble nga Rossonerët. Blutë e Londrës po finalizojnë detajet e fundit me Al Nassr.

Joao Felix është një lojtar i të rinjve të Benfica-s. Përveçse ka luajtur për Atletico Madrid, Chelsea dhe Milan, portugezi ka luajtur edhe për Barcelonën. Ai ka 45 ndeshje dhe 9 gola për Portugalinë.

/GazetaBlic Sport/