Sporti

Joao Cancelo ëndërron të kthehet nga Arabia Saudite për të luajtur në Evropë

11/11/2025 21:37
nga:Lorik J

Mbrojtësi portugez, Joao Cancelo, ka pranuar se ëndërron të kthehet për të luajtur në Evropë, pavarësisht se pranon se cilësia e futbollit në Arabinë Saudite është me të vërtetë e lartë.

“Që kur kam ardhur këtu (në Arabinë Saudite), kam parë më shumë cilësi dhe niveli i ekipeve është përmirësuar shumë”, tha Cancelo.

“Sigurisht që ëndërroj të luaj përsëri në Evropë”, shton mbrojtësi.

“Kam ende një vit të mbetur në kontratën time me Al Hilal, por jam gjithmonë i hapur për aventura të reja”, thotë Cancelo.

Cancelo luan për Al Hilal në Ligën Profesionale Saudite. Ai shkëlqeu në klube si Inter, Manchester City, Bayern dhe Barcelona përpara se të transferohej në Arabinë Saudite.

/GazetaBlic Sport