Largimi i Messit nga Barcelona vazhdon të ndikoj tek klubi dhe presidenti Joan Laporta iu kthye temës për të shprehur një dëshirë kurioze, ku shpresonte se Messi do të luante falas.
Rinovimi, me lojtarin që pranoi zvogëlimin e pagës, madje ishte gati, por La Liga nuk e lejoi, me Laportan që shpresonte që Messi do të luante falas për një sezon.
“Nuk isha i zemëruar me Messin. Nuk mund të zemërohem me dikë që e dua. Kur bëhet fjalë për momentin kur të dyja palët shohin se nuk do të jetë e mundur, ekziston një trishtim i caktuar. E di që ai me të vërtetë donte të qëndronte, por ai ishte gjithashtu shumë nën presion nga oferta e Parisit. Unë shpresoja, në minutën e fundit, do të kishte një ndryshim dhe do të thosha: ‘luan falas’. Liga mund ta kishte pranuar atë, por ne nuk mund t’i kërkojmë Messit ta bëjë këtë ”, tha ai në një intervistë për radio RAC1, përcjell GazetaBlic Sport.
Laporta tha gjithashtu se, që nga momenti kur u kuptua se Messi nuk mund të qëndronte, nuk kishte asgjë tjetër për të bërë, e lëre më të ndërmerrte veprime që mund të rrezikonin të ardhmen e klubit.
“Mendova se duhej të bëja më të mirën për klubin dhe të mos e vija institucionin në rrezik ”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport/


