Sporti

Joan Laporta: Ne kemi shans për të fituar tripletën

04/24/2025 10:52
nga:Lorik J

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta beson se katalanasit janë të aftë të fitojnë tripletën – La Liga, Copa del Rey dhe Champions League.

“Tifozët e Barcelonës duhet të besojnë te trajneri dhe lojtarët tanë. Jam i bindur se nën drejtimin e Hansi Flick dhe falë talentit të lojtarëve, ne kemi një shans për të fituar tripletën. Ne luajmë shumë mirë, por ende nuk kemi arritur asgjë. Çdo gjë mund të ndodhë në një finale, por ne kemi besim”, tha presidenti i Barcelonës për gazetën AS.

Mundësia për një tripletë për Barçën nuk është aspak e vogël, pasi “blaugranat” kryesojnë me 4 pikë Real Madridin e vendit të dytë në renditjen e La Ligas, do të luajnë në finalen e Kupës së Mbretit kundër “klubit mbretëror” dhe janë në gjysmëfinale të Champions League kundër Interit.

/GazetaBlic Sport