Sporti

Joan Laporta i vendosur, Dembele nuk do të luajë më për Barcelonën

02/01/2022 12:43
nga:Mergim Rreci

Joan Laporta, presidenti i Barcelonës, e bëri të qartë mëngjesin e kësaj të marte se nuk ka gjasa që Ousmane Dembele të rikthehet për të luajtur për klubin, pasi nuk është larguar deri në fund të merkatos dhe nuk ka pranuar oferta për të rinovuar.

Menaxheri sugjeroi që lojtari tashmë ka një marrëveshje me një klub tjetër, përcjell GazetaBlic Sport.

“Nuk kam dashur të pranoj asnjë nga propozimet që kemi ofruar. Situata nuk është e mirë për të dhe për klubin. Rinovimi do të jepte një diferencë pagash, por ne nuk e kuptojmë pozicionin e tij. Mendojmë se ka marrëveshje me një klub tjetër dhe kështu do të veprojmë sipas interesave tona”, tha ai në konferencë, duke lënë të hapur skenarin që deri në qershor, kur skadon kontrata, Demble. nuk do luaj.