Sporti

Joan Laporta: E dëshironim rikthimin e Messit, por e respektojmë vendimin e tij

06/30/2023 08:09
nga:Mergim Rreci

Joan Laporta, presidenti i Barcelonës, ka dhënë një intervistë për TV3, një kanal televiziv katalanas, ku ka shpjeguar pse nuk u realizua rikthimi i Lionel Messit në Camp Nou, dy vjet pasi ai u largua për në Paris Saint-Germain.

“Kam folur disa herë me babain e Messit dhe e respektuam vendimin e tij për të shkuar në Miami. Messi donte të kthehej në Barcelonë, por babai i tij më tha se, pas përshtatjes shumë të vështirë në Paris, ai nuk donte të kishte më shumë presion dhe këtu do ta kishte me siguri. I kuptoj edhe tifozët, Barcelona do të jetë gjithmonë shtëpia e tij dhe shpresoj që gjithçka të shkojë mirë për të në Miami”, tha Joan Laporta, përcjell GazetaBlic Sport.

“Ne po punojmë për një super nderim për Messin, duhet të kujtojmë lojtarët e mëdhenj. Shpresoj se kjo do të ndodhë kur Camp Nou të rihapet”, shtoi presidenti, duke kujtuar se stadiumi i katalanasve aktualisht është në një rinovim të thellë.

/GazetaBlic Sport/