Sporti

Joan Laporta do të hetohet për rastin ‘Negreira’

10/18/2023 12:50
nga:Mergim Rreci

Joan Laporta, presidenti i Barcelonës, do të hetohet në rastin Negreira për ryshfet.

Përveç Laportës, po hetohen edhe anëtarët e bordit drejtues përgjegjës për pagesat dhe ish-presidentët Sandro Rosell dhe Josep Maria Bartomeu, përcjell GazetaBlic Sport.

Gjykatësi mbështetet në vendimin e Gjykatës së Lartë për të mbrojtur se krimi i ryshfetit të vazhdueshëm është i zbatueshëm për presidentët e ndryshëm të katalanasve, pasi pala që “paguan” është gjithmonë e njëjta: Barcelona.

Hetimi për korrupsion sportiv dhe falsifikimin e dokumenteve poashtu po vazhdon.

/GazetaBlic Sport/