Sporti

Joan Garcia pas humbjes: Ishte shumë e vështirë ndaj Chelseat sonte

11/25/2025 23:15
nga:Lorik J

Garcia nuk ishte fajtor për asnjë nga golat e pësuar nga Barcelona kundër Chelseat në humbjen 3-0 në Ligën e Kampionëve.

“Ishte një ndeshje e komplikuar, ishte e vështirë, ishte shumë e vështirë. Ishte kështu edhe kur luanim me 11 lojtarë”, shpjegoi Joan Garcia.

“Kur mbetëm me dhjetë lojtarë, u përpoqëm të nxirrnim gjithçka që kishim në fushë për të luftuar për ndeshjen.

“Por e vërteta është se ata kanë cilësi të shkëlqyer dhe dinin shumë mirë si të gjenin hapësirat, dhe sot nuk ishte e mundur,” shton Garcia.

Autogoli i Kounde dhe golat e Estevaos e Delap e vulosën fitoren masive të Chelseat me rezultatin 3-0.

/GazetaBlic Sport