Sporti

Joan Garcia do të mungojë tre javë për shkak të një dëmtimi në gju

09/17/2026 16:11
nga:L J

Portieri i Barcelonës, Joan Garcia, do të mungojë për tri javë pasi ka pësuar një dëmtim të meniskut në gjurin e djathtë, sipas raportimeve të “3cat”.

Futbollisti spanjoll u zëvendësua në pushimin mes pjesëve gjatë fitores 7-2 ndaj Racing Santander në La Liga mbrëmë, pasi ndjeu shqetësime në gju.

25-vjeçari tani do të humbasë ndeshjen e fundjavës në La Liga kundër Sevillas, por pritet të jetë i disponueshëm pas ndërprerjes së kampionatit për shkak të angazhimeve të kombëtareve. Ai gjithashtu do të humbasë ndeshjet e Ligës së Kombeve me Spanjën.

Lajmi pozitiv është se mjekët e Barçës e kanë përjashtuar mundësinë e një ndërhyrjeje kirurgjikale.

/GazetaBlic Sport