Lajme

Jo zyrtarisht: Në Bijelinë është arrestuar një person në lidhje me të dyshuarin për vrasje të policit në Lloznicë

07/18/2024 14:59
nga:Genita C

Në Bijelinë është arrestuar një person i cili lidhet me të dyshuarin për vrasje të një polici dhe plagosje t ë një tjetri në Lloznicë, siç merr vesh jo zyrtarisht televizioni i Republikës Serbe, RTRS.

Siç raporton portali “InfoBijeljina” në qytet është gjendje rrethimi. Rruga e Raçanit është bllokuar dhe po bëhet kontrolli i veturave dhe të personave.

Të përkujtojmë, një nga banorët e Lloznicës i cili ishte dëshmitar okular i ngjarjes, ka thënë se sulmuesi ka ikur në drejtim të Drinës (kufirit me Bosnjë dhe Hercegovinë).