Cool

Jo vetëm për lëkurë të thatë, vajrat janë të dobishëm edhe për lëkurën e yndyrshme!

03/21/2022 10:08
nga:Donika Fetahu

Ka shumë mundësi që nëse keni lëkurë të yndyrshme, të shmangni me çdo kusht aplikimin e vajit. Dhe kjo ka kuptim

Lëkura e yndyrshme është shpesh e prirë ndaj shpërthimeve të akneve për shkak të poreve të bllokuara dhe prodhimit të tepërt të zbokthit, kështu që shmangia e një produkti që krijon një shtresë tjetër vaji duket e drejtë.

Megjithatë, duhet përmendur se ka vajra për fytyrën që ndihmojnë lëkurën e yndyrshme dhe madje parandalojnë shfaqjen e akneve.

Sipas dermatologëve dhe estetistëve përdorimi i vajit të fytyrës në lëkurën e yndyrshme nuk është aq kundërproduktiv sa duket.

Hidratimi i lëkurës së yndyrshme me vaj fytyre është treguar se ka përfitime për sa kohë që e bëni siç duhet dhe ndiqni këshilla të tjera për të menaxhuar zbokthin e tepërt.