Sporti

Jo vetëm në futboll, Thibaut Courtois investon dhe bëhet pjesë e Formula 4

11/10/2023 19:16
nga:Mergim Rreci

Thibaut Courtois është një tifoz i autosportit dhe verën e kaluar bleu një ekip spanjoll të Formula 4, të cilin e quajti TC Racing, duke përdorur inicialet e tij.

Portieri belg mësoi sot vendimin e Federatës Mbretërore të Automjeteve Spanjolle, e cila autorizoi ekipin e tij të garojë në sezonin e ardhshëm, i cili fillon më 10 maj 2024, përcjell GazetaBlic Sport.

Edhe pse skuadra nuk ka ende pilotë të konfirmuar, tashmë dihet i zgjedhuri për të drejtuar skuadrën: Roberto Merhi, 32 vjeç, ish-pilot i F1 që aktualisht garon në Super GT japoneze. Piloti do të jetë përgjegjës për të gjithë aspektin sportiv, nga i cili do të këshillojë talentet e ri, si në nivel teknik, ashtu edhe në atë sportiv. Kastiliani do të ketë gjithashtu fjalën e fundit për nënshkrimet.

Lajmin e ka bërë të ditur portieri përmes Instagramit të tij, me një video të shkurtër dhe mesazhin “Tashmë jemi këtu!”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TC Racing (@thibautracing)

/GazetaBlic Sport/