Sporti

Jo vetëm Messi, ky është objektivi tjetër i Barcelonës për merkaton e verës

04/08/2023 12:33
nga:Mergim Rreci

Zëvendëspresidenti i Barcelonës, Rafa Yuste, ka pranuar së fundmi se Blaugranët kanë qenë në kontakt me përfaqësuesit e Messit në përpjekje për të garantuar rikthimin e tij.

Mundo Deportivo thotë se rikthimi i sulmuesit në ‘shtëpi’ është synimi i madh i katalanasve në merkaton e verës, por Barcelona ka një tjetër objektiv për të përforcuar skuadrën në rihapjen e afatit kalimtar, përcjell GazetaBlic Sport.

Ky është Xavi Simons, mesfushori holandez 19-vjeçar që aktualisht përfaqëson PSV-në pas largimit nga Paris Saint-Germain. Klubi spanjoll ka interesim të madh për të dhe po punon fuuqishëm për transferimin e tij.

Këtë sezon, Xavi Simons ka shënuar 16 gola dhe tetë asistime në 40 ndeshje.

/GazetaBlic Sport/