Sporti

Jo vetëm Mbappe, Real Madrid “shënjestron” edhe sulmuesin e Man City

09/11/2023 22:36
nga:E K

Kylian Mbappe mbetet objektivi i madh i Real Madrid. Ylli francez i PSG-së, kaloi një verë plot polemika, ndërkohë që në “Santiago Bernabeu” e presin prej vitesh.

24-vjeçari ka nisur sezonin e fundit me kampionët e Francës, ndërkohë që Florentino Perez pëlqen edhe një sulmues tjetër përveç tij.

Shtypi spanjoll shkruan se presidenti i Realit është i fiksuar pas Julian Alvarez, argjentinasit të Manchester Cityt.

Sezoni i fundit ishte fantastik për 23-vjeçarin. I cili fitoi Kupën e Botës me Argjentinën dhe tripletën me skuadrën e Pep Guardiolës.

Një qendërsulmues modern, plot cilësi dhe me aftësinë për të shënuar gola. Mbappe mbetet synimi kryesor i “Los Blancos”.

Që gjithsesi do të tentojnë edhe blerjen e Alvarez gjatë merkatos së ardhshme verore, edhe pse do të jetë mision i vështirë bindja e drejtuesve të Cityt dhe trajnerit Guardiola.