Sporti

Jo vetëm Firmino: Nga Liverpooli do largohet Naby Keita dhe Oxlade Chamberlain

03/04/2023 11:39
nga:E K

Liverpooli nuk po kalon formë të mirë këtë sezon.

Nënkampioni në fuqi i Anglisë e sheh vetën të pozicionuar në vendin e 6’të këtë edicion duke rrezikuar edhe plasmanin në Champions League, shkruan GazetaBlic Sport.

Për rezultatet e dobëta të Liverpoolit, kryesisht fajësohet mesfusha që nuk është produktive si sezonet e kaluara.

Roberto Firmino i cili konfirmoi dje largimin nga “Anfield” në fund të sezonit, do të ndiqet edhe nga disa bashkëlojtarë me të cilët “The Reds” nuk pritet të rinovoj kontratat.

Naby Keita dhe Oxlade Chamberlain do largohen nga klubi i drejtuar nga Jurgen Klopp për shkak të formës së keqe dhe lëndimeve të shumta të cilat po bëjnë që lojtarët të mos jenë në dispozicion të teknikut gjerman.

Pos tyre, edhe Arthur Melo do largohet për t’u rikthyer në Juventus, pas dështimit të tij prej se u huazua këtë edicion në Liverpool.

/GazetaBlic Sport/