Një tjetër skuadër shqiptare luan sonte në raundin e dytë kualifikues në Ligën e Kampionëve.
Bëhet fjalë për Shkëndijën e Tetovës, e cila e pret skuadrën nga Rumania, FCSB, shkruan GazetaBlic Sport.
Ky takim luhet me fillim nga ora 20:00, atje ku atmosfera pritet të jetë fantastike nga tifo-grupi ‘Ballistët’.
Ndeshja e së martës do të jetë e para në histori midis Shkëndijës dhe ekipit mysafir, megjithëse skuadra shqiptare ka pasur suksese në të kaluarën kundër skuadrave rumune, duke mposhtur Botosanin 1-0 në raundin e dytë të kualifikueseve të Ligës së Evropës për sezonin 2020-21.
/GazetaBlic Sport/


