Me largimin e Roman Abramovich nga Chelsea, nuk duhet të jetë vetëm pronësia e klubit londinez ajo që ndryshon.
Sipas asaj që raporton The Guardian, në fakt, edhe Marina Granovskaia, drejtuese e plotfuqishme e “Blues” dhe kryetari Bruce Buck, vështirë se do të qëndrojnë brenda menaxhmentit, përcjell GazetaBlic Sport.
Sipas mediumit britanik, veçanërisht largimi i Granovskaia do të ishte një goditje e madhe për Chelsean për gjithçka që ka arritur të ndërtojë nën drejtimin e Abramovichit gjatë viteve të fundit.
Ditëve të ardhshme do të bëhet gjithçka e ditur për të ardhmen e klubit londinez dhe ndryshimeve që do të ndodhin.
/GazetaBlic Sport


