Sporti

Jo vetëm 103 milionë euro, Borussia Dortmund do të fitojë edhe shumë miliona të tjerë nga shitja e Bellingham

06/23/2023 21:08
nga:Mergim Rreci

Real Madridi i pagoi 103 milionë euro Borussia Dortmundit për transferimin e Jude Bellingham në Bernabéu, por marrëveshja mund të kushtojë shumë më shumë para për skuadrën madrilene.

Kjo pasi klubi gjerman ishte i vendosur në negociata dhe arriti, sipas Bild, të shtonte variabla që mund të sillnin 30.9 milionë euro të tjera në arkën e klubit, pra gati 30 për qind më shumë se çmimi bazë i transferimit, përcjell GazetaBlic Sport.

Bild siguron që të paktën 25 të tjera nga ato 30.9 milionë euro mund të arrihen lehtësisht, pasi ato janë bonuse që lidhen me objektivat kolektivë, si fitimi i ligës spanjolle ose Ligës së Kampionëve, dhe të vlefshme përgjatë gjashtë viteve të kontratës së nënshkruar.

Por ka më shumë. Në këtë ekuacion hyn edhe kualifikimi i Realit për në Ligën e Kampionëve, duke qenë lehtësisht i arritshëm, por edhe objektiva të tjerë individualë, që nga minutat e përdorimit, deri te hyrja në ekipin e vitit të çmimeve FIFA The Best.

/GazetaBlic Sport/