Euro2024

Jo veç Rodri, edhe këta dy lojtarë mund t’i mungojnë Spanjës nesër ndaj Shqipërisë

06/23/2024 22:21
nga:Lorik J

Shqipëri – Spanjë do të mbyllë nesër(21:00) rrugëtimin e dy përfaqësueseve në grupin B. Spanja e luan këtë ndeshje për statistikë, pasi ka siguruar kualifikimin për më tej si vend i parë. Në anën tjetër Shqipëria do ia dilte me siguri vetëm përmes fitores në Dyseldorf.

Spanja do të ketë 3 mungesa të sigurta për takimin e nesërm. Bëhet fjalë për mbrojtjen, mesfushën dhe sulmin ku nuk do të jenë të disponueshëm respektivisht Nacho, Rodri dhe Perez.

Vetëm Rodri mungon për shkak kartonësh. Dy mungesat e tjera janë konfirmuar nga stërvitja e fundit e Spanjës. Nacho dhe Perez u stërvitën të diferencuar nga pjesa tjetër.

Kështu mund të themi se Sylvinho “fërkon” duart. Trajneri brazilian i Kombëtares shqiptare duhet të hedhë në fushë më të mirët, për të ndalur kryesuesit e “Grupit të Vdekjes” në Euro 2024.