Punëtorët e Komunës së Prishtinës kanë hequr sot të gjitha tabelat e ekspozitës për masakrat e ndodhura në Kosovë, pasi në to janë evidentuar pasaktësi të mëdha.
Kryetari i Komunës, Perparim Rama, tha se s’ka vend në Prishtinë për një ekspozitë të tillë.
Rama ka kërkuar përgjegjësi politike dhe institucionale nga Kuvendi i Kosovës për miratimin dhe financimin e një përmbajtjeje të tillë skandaloze.
“Kërkojmë përgjegjësi politike dhe institucionale nga Kuvendi i Kosovës për miratimin dhe financimin e një përmbajtjeje të tillë skandaloze që përdhos dinjitetin e qytetarëve dhe fyen kujtesën kolektive të popullit tonë” shkruan Rama në reagimin e tij raporton “Gazeta Blic”.
Reagimi i plotë:


