Sporti

“Jo, ne nuk jemi për titull”, Emery me këmbë në tokë pas formës pozitive të Aston Villas

12/07/2023 12:58
nga:L J

Aston Villa dje mori një fitore të madhe ndaj Manchester Cityt me rezultatin 1-0, për të konfirmuar formën e mirë të këtij sezoni.

Trajneri i Cityt, Pep Guardiola, beson se Villa mund të jetë “padyshim” mes skuadrave në luftën për titull në fund të sezonit.

Por, Emery hodhi poshtë shpresat e Villa për të fituar titullin për herë të parë që nga viti 1981.

“Ne nuk jemi pretendentë. Janë shtatë skuadra që janë pretendente më shumë se ne,” tha Emery.

“Tani jemi në ndeshjen 15. Ne do të luajmë ndeshjen 16 të shtunën kundër Arsenalit dhe do të fokusohemi në të.

“Jemi të lumtur që jemi të tretët, por do të jetë shumë e vështirë ta mbajmë atë”.

Edhe pse Emery ishte i prirur të ruante pritshmëritë e tifozëve të Villa, të paktën ecuria e tyre e shkëlqyer i ka çuar ata në garë për një përfundim në top katërshe.

“Gjithmonë më pëlqen të përgatis ndeshje kundër skuadrave më të mira, lojtarëve më të mirë dhe trajnerëve më të mirë”, tha Emery.

“Kur luan në një nivel të lartë, kundërshtarët janë të një niveli të lartë:, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport