Lajme

“Jo në këtë të nxehtë jo, aspak”, Gërvalla nuk përgjigjet nëse opozita mund ta rrëzoj Qeverinë Kurti

07/21/2023 17:03
nga:Mergim Rreci

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla nuk pranon të përgjigjet në pyetjet e gazetares së Gazeta Blic, rreth zhvillimeve aktuale në vend.

Gazeta Blic ka tentuar ta pyes rreth paralajmërimit të opozitës për rrëzimin e qeverisë, por ministrja Gërvalla duke mos e përballuar të nxehtit nuk ka pranuar të flas.

“Jo në këtë të nxehtë jo, aspak”, është shprehur Gërvalla.

Ndryshe, vazhdimisht janë kritikuar ministrat e Qeverisë Kurti dhe dhe komplet kabineti për arrogancë dhe jo transparencë.

Në vazhdim e gjeni reagimin e ministres së Jashtme kur pyetet për atë se a mundet opozita ta rrëzoj Qeverinë Kurti.