Cavani ka arritur një marrëveshje me Villarrealin dhe kalimi në futbollin spanjoll është i lidhur me detaje, sipas Marca, këtë të martë.
Sulmuesi uruguaian, pa klub pas përfundimit të kontratës me Manchester United, i tha po nëndetëses së verdhë, por duhet të presë që marrëveshja të konkretizohet, përcjell GazetaBlic Sport.
Në Villarreal, nëse marrëveshja realizohet, Cavani do të takohet sërish me Unai Emery, trajnerin që bashkëpunoi me uruguaianin te Paris Saint-Germain.
E përditshmja spanjolle përmend gjithashtu se hyrja e Villarrealit në skenë e largoi Cavanin nga Fenerbahçe, pasi 34-vjeçari uruguaian do të ishte shumë afër arritjes së marrëveshjes me ekipin e drejtuar nga Jorge Jesus.
/GazetaBlic Sport/


