Këtë të diel në Gjenevë të Zvicrës do të mbahet protestë për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë, e cila dënoi me 81 vjet burgim katër ish-krerët e UÇK-së.
Protesta do të mbahet në sheshin e Kombëve të Bashkuara prej orës 14:00.
Organizatorët u kanë bërë thirrje mërgimtarëve atje për pjesëmarrje sa më të madhe.



