Lajme

“Jo në emrin tim”, sheshi ‘Skënderbeu’ sonte sërish kuq e zi

10/02/2026 08:46
nga:Mergim Rreci

Me moton “Jo në emrin tim”, sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë pritet të vishet sërish kuq e zi sonte, në protestën e 16-të me radhë kundër dënimit të shkallës së parë ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Protesta do të mbahet sonte në sheshin “Skënderbeu”, në të njëjtin vend ku edhe dje u mblodhën një numër i madh qytetarësh për të kundërshtuar vendimin e Dhomave të Specializuara.

Tubimi pritet të nisë në orën 21:00, ndërsa organizatorët presin sërish pjesëmarrje të madhe të qytetarëve, përfshirë edhe liderë politikë e figura publike.