Lajme

“Jo në emrin tim”, protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së vazhdon edhe sonte

09/19/2026 12:42
nga:L J

Protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së do të vijojë edhe sonte në qendër të Prishtinës, ku qytetarët pritet të mblidhen për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë.

Organizata “Liria ka Emër” ka njoftuar se tubimi do të mbahet në sheshin qendror të kryeqytetit, duke u bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës.

“Shihemi n’21:00 n’shesh!”, ka shkruar organizata në njoftimin e saj.

Njoftimi u bë edhe nga vet organizatori i kësaj ngjarje, Çlirim Haziri.

“Edhe sonte, bashkë në shesh. UÇK nuk është vetëm. Asnjëherë. Nuk heshtim përballë padrejtësisë. Dita 4. Ora 21:00 | Sheshi “Skënderbeu” JO NË EMRIN TIM!”, ka shkruar Haziri.