Lajme

“Jo më president që e ka dikush në grusht”, Canaj: Na duhet një president i meçëm

04/07/2026 22:18
nga:Sh R

Analisti politik Blerim Canaj në ”Click” të RTV21 ka ngritur dilema të forta lidhur me përzgjedhjen e presidentit të ardhshëm, duke vënë në pikëpyetje qëllimet e partive politike dhe të kryeministrit Albin Kurti.

Canaj theksoi nevojën për një president të pavarur dhe me integritet, duke kritikuar qasjet e deritanishme politike.

“Na duhet një president i ‘mecëm’, por pyetja është a po don Kurti një president të tillë. Edhe partitë tjera, pyetja është: a duan një president të pavarur apo një president që e ka dikush në grusht,” tha Canaj.

Ai përmendi edhe përvojat e kaluara, duke aluduar në mënyrën se si është ushtruar ndikimi politik mbi presidencën.

“Një herë patëm Vjosa Osmanin që e pati në grusht Albin Kurti dhe mendoj që tash është koha që të kemi një president që ka dije dhe di çka don dhe çka i duhet shtetit,” u shpreh ai.