Nol Nushi nga PSD foli për formimin e qeverisë në Pressing në T7, për çka tha se Kurti nëse i ka numrat le ta dorëzojë mandatarin.
“Unë s’po them mos me ja leju me çu ai mandatarin, s’po them me shku me njek me dajak prej Kosovës. Mundohu me bo zotëri, unë s’po mendoj që duhet atë mos me lanë me dal prej zyrës. Le te shkon ta dorëzojë mandatarin, numrat nëse i ka”, tha Nushi në Pressing.


