Lajme

”Jo më lojë deklaratash” Haziri: Haxhiu e Konjufca më mirë të ulen me bisdeu me liderin e tyre 

04/22/2026 23:03
nga:G B

Lutfi Haziri nga LDK-ja në ”Click” të RTV21, ka deklaruar se zgjidhja e ngërçit politik në vend duhet të vijë përmes dialogut të drejtpërdrejtë mes liderëve të partive dhe jo përmes deklaratave publike apo ofertave të njëanshme.

Haziri tha se më e udhës do të ishte që liderët politikë të ulen dhe të hartojnë një agjendë të përbashkët që do t’i jepte vendit presidentin dhe stabilitet institucional.

“Më mirë është që Konjfuca dhe Haxhiu me i thirr liderine tyre me u ul në zyrë e me bisedu dhe me ndërtu një agjendë që i jep vendit president, sesa me dalë e me thënë ‘unë ia lëshoj vendin nëse opozita e gjen kandidat’,” tha Haziri.

Ai shtoi se, sipas tij, disa deklarata publike nuk përputhen me realitetin politik dhe proceset reale të negociatave.

“Këtë Kurti nuk e ka thënë, edhe Albulena thotë se e ka lëshuar vendin e kryetares së Kuvendit – vendi është i lëshuar. Më e mira është me u ul e me bisedu, se sa me na bo ftesa publike,” u shpreh ai.

Haziri krahasoi situatën me raste të mëparshme të bashkëpunimit institucional, duke përmendur edhe zgjedhjen e presidentes aktuale.

“Nuk është problem për LDK-në me pas Kurti qasje në takim të parë me Abdixhikun – a po mi jep 15 vota siç ia keni dhënë Vjosa Osmanit. LDK ka mundur me ia dhënë, nëse nuk i kemi kërkuar asgjë Vjosa Osmanit për 5 vjet,” tha Haziri.