Lajme

“Jo bre zotni, spo du me ma pagu kurrkush”- Gazetari rrëfen se si një prej pacientëve shteti nuk ua siguron as insulinat

07/15/2021 23:13
nga:Gazeta Blic

Gazetari Arben Ahmeti ka rrëfyer se si pacientetët kanë mbetur pa insulina.

E, siç ka shkruar ai, sot në një barnatore në Kryeqytet një i moshuar s’kishte para për ta blerë, raporton Gazeta Blic.

Në vazhdim e gjeni rrëfimin e Ahmetit:

Hyri ne barnatoren qe gjendet afer QKUK-se bashke me bashkeshorten.
Zonja e lodhur dhe e stermunduar fliste me dike ne telefon.
“Qe oj nane hala ne Prishtine jena”.
“Qysh more keni mete ne Prishtine e me cka vini tash?!”, degjohej zeri matane telefonit.
“Kemi mete prej te mirave”, e mbylli telefonin ne proteste. E shikoi burrin rreth te 50-tave si per te marr miratimin per veprimin e protestes.
Ai u struk ne nje qoshe te branatores dhe po priste rendin.
Kur e pa qe secili nga ne e ka ndermend te beje blerje te ndryshme, shperthehu me ze kumbues.
“Me falni a ban veq nje pyetje?”.
“Po zoteri”
“A keni insuline?”
“Po”
“Sa kushton?”
“Cili lloj”
“Novomix”
“8 euro”
Ai nuk foli. Fytyra e kuqe nga dielli e puna i’u be e zeze. Syte e dale jashte i’u groposen dhe morri te dale nga barnatorja.
“Zotni a ka mundesi me u’a pagu une”- nderhyri njeri nga klientet ne barnatore.
“Jo bre zotni, spo du me ma pagu kurrkush”, dhe iku edhe i ofenduar.
Prishtine, ora 20:40. Te rrethi perballe QKUK-se.
15 korrik 2021.
#PaInsulina

“Sami Lushtaku s’ka kontribut në luftë”- Sami Lushtaku i kundërpërgjigjet Bekim Jasharit