Sporti

Juventusi nuk e do Rashfordin, preferon Joshua Zirkzee

12/27/2024 10:41
nga:Mergim Rreci

Gazeta Tuttosport raporton se Manchester United i ofroi Juventusit Marcus Rashford, por Thiago Motta preferon shokun e skuadrës së anglezit, Joshua Zirkzee.

Manchester United i ka ofruar Juventusit sulmuesin e tyre Rashford, sipas Tuttosport, transmeton GazetaBlic Sport.

Sipas Tuttosport, buxheti i Juventusit për huazimin e Rashford në janar është rreth 3-4 milionë euro, por, në të njëjtën kohë, produkti i akademisë së Manchester United nuk është i preferuar i Thiago Motta-s.

Ish-reprezentuesi italian ende preferon shokun e skuadrës së Rashford, Zirkzee dhe Juventus shpreson ta marrë holandezin në afatin kalimtar të janarit.

Zirkzee shënoi 14 gola në 57 paraqitje të Bolonjës nën drejtimin e Motta-s përpara se të bashkohej me Djajtë e Kuq verën e kaluar.

/GazetaBlic Sport/