Policia e Kosovës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit për hedhjen e granatës së dorës në tregun e kafshëve në Prizren, Xhevdet Selimi.
“XHEVDET Shaban SELIMI i lindur me 23.03.1986 Fshati Uglar/ Gjilan. Personi kërkohet , për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” i cili ka ndodhë me 22.11.2023 në Prizren”.
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të zhdukur në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Ndryshe, policia kishte njoftuar se gjithçka në Prizren ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje të çastit në mes të tregtarëve të kafshëve.
Fillimisht, viktimat dhe të dyshuarit janë rrahur mes vete dhe më pas të dyshuarit kanë hedhur mjetin shpërthyes, i cili u raportua se ishte granatë dore, por policia ka thënë se është “lloj i panjohur”.
10 persona kanë pësuar lëndime, ku pesë prej tyre u dërguan në QKUK, ndërsa pesë të tjerë u liruan për në shtëpi nga Spitali i Prizrenit.
Postimi i plotë:


