Sporti

Messi për aventurën te Inter Miami: Mentaliteti im nuk do të ndryshojë

07/12/2023 14:28
nga:Mergim Rreci

Lionel Messi zbarkoi dje në Miami, qyteti ku do të luajë sezonin e ardhshëm me fanellën e Interit.

Pas pushimeve në Bahamas, argjentinasi fluturoi me një avion privat drejt Vice City, ku mbërriti i shoqëruar nga gruaja e tij Antonella, tre fëmijët e tyre dhe babai i tyre Jorge Messi, i cili është edhe menaxheri i tij, përcjell GazetaBlic Sport.

Prezantimi zyrtar është planifikuar të dielën e ardhshme, deri atëherë Messi dhe familja e tij do të kenë kohë të mësohen me qytetin dhe të njihen me ambientet e klubit.

“Jemi shumë të kënaqur me vendimin që morëm. Unë jam i përgatitur dhe i gatshëm të përballoj këtë sfidë të re, këtë ndryshim. Mentaliteti im nuk do të ndryshojë, do të mundohem gjithmonë të bëj më të mirën për veten time dhe për klubin dhe të vazhdoj me një performancë maksimale”, tha ai në një intervistë për TV Publica, Argjentinë.

/GazetaBlic Sport/