Sporti

Xavi Hernandez ‘bllokon’ idenë e transferimit të Neymar tek Barcelona

06/08/2023 19:01
nga:Mergim Rreci

Rikthimi i mundshëm i Neymar në Barcelonë është një temë e përsëritur në merkato të verës, por këtë herë ishte vetë trajneri i katalanasve, Xavi Hernández, ai që e mbylli çështjen.

“Për mua është befasi që thuhet kjo. Në teori, Neymar nuk është në planet e mia. Ai është një lojtar i madh, më pëlqen shumë, por ne kemi prioritete të tjera. Presidenti dhe pjesa tjetër e bordit janë të vetëdijshëm për atë që dua dhe kanë planet 1, 2 dhe 3. Jam optimist dhe besoj se do të bëjmë një treg të mirë”, theksoi trajneri kampion spanjoll, në një intervistë për gazetari Gerard Romero, transmeton GazetaBlic Sport.

Siç ka bërë tashmë Lionel Messi, edhe sulmuesi brazilian duhet të largohet nga klubi francez në këtë merkato.

/GazetaBlic Sport/