Sporti

Viktoria Plzen konsiderohet favorite absolute nga bastet, Ballkani kërkon të dëshmohet në fushë

09/21/2023 10:31
nga:Mergim Rreci

FC Ballkani e zhvillon sonte ndeshjen e parë të edicionit të ri në Conference League.

Kampioni i Kosovës ka udhëtuar dje drejt Çekisë, atje ku do të përballet me Viktoria Plzen, shkruan GazetaBlic Sport.

Ndeshja luhet me fillim nga ora 21:00, atje ku kërkohet një rezultat sa më pozitiv nga të drejtuarit e Ilir Dajës.

Para ndeshjes janë deklaruar trajneri Daja dhe sulmuesi Berisha, të cilët ishin optimistë për një paraqitje sa më të mirë.

Sipas kuotave të basteve, fitorja e Viktoria Plzen llogaritet me kuotën 1.30, barazimi 5.50, ndërkaq triumfi i skuadrës kosovare llogaritet 9.50. Epiteti i favoritit absolut është tek skuadra çeke, por që kjo mund të jetë një gjë e mirë për Ballkanin, për shkak se presioni është tek kundërshtari.

Kujtojmë që ky është viti i dytë radhazi që Ballkani merr pjesë në Conference League.

/GazetaBlic Sport/