I padëshiruar nga Arsenali, Fabio Vieira raportohet se po tërheq interesim huazimi nga një numër klubesh të Ligue 1.
Sipas Football Transfers , Monaco dhe një skuadër tjetër franceze kanë pyetur për 23-vjeçarin, i cili ka pasur pak kohë për lojë këtë sezon, transmeton GazetaBlic Sport.
Ndërsa ai ka bërë 13 paraqitje këtë sezon, vetëm dy prej tyre kanë qenë nga fillimi i ndeshjes. Ai u transferua me shumë bujë tek Arsenal, por që nuk e ka treguar potenicalin e tij në asnjë moment.
/GazetaBlic Sport/