Skuadra e Trepçës është finalistja e parë në Kupën e Kosovës në basketboll.
“Minatorët” kanë triumfuar në gjysmëfinale ndaj Rahovecit, shkruan GazetaBlic Sport.
Rezultati përfundimtar ishte 87-79, me mitrovicasit që shkëlqyen në palestrën “Mizair Isma”.
Në finale, Trepça do të takohet me fituesin nga gjysmëfinalja e dytë, atje ku takohen Golden Eagle Ylli dhe Sigal Prishtina.
/GazetaBlic Sport/


